Vendosni fjalën kyçe....

Pas samitit të Berlinit, Rama refuzon “çmimin e rëndësishëm”


Kryeministri Rama ka refuzuar çmimin Qytetar Nderi i Dibrës, dhënë nga këshilli bashkiak për Rrugën e Arbrit.

Në mbledhjen e sotme Bashkia e Dibrës e propozoi për të shpallur qytetar nderi kryeministrin Edi Rama, por kreu i qeverisë e ka refuzuar titullin e ofruar.

Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, shkak për këtë refuzim është kundërshtimi i Ramës për titujt honorifikë për politikanët në detyrë.

Refuzimi për titullin vjen ndërkohë që kryeministri Rama ndodhet ende jashtë vendit pas pjesëmarrjes në samitin e Berlinit.

Kujtojmë këtu se kryeministri Rama ka marrë çmimin e Legjionit të Nderit në Francë në mars të vitit 2017, në një ceremoni të zhvilluar në Paris.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *