Vendosni fjalën kyçe....

Perandori japonez abdikon nga posti, zgjedh djalin e tij


Në një ceremoni formale të transmetuar në të gjitha televizionet e vendit, perandori i Japonisë ka abdikuar nga pozita e tij, shkruan Fox News.

Perandori Akihito, 85 vjeçarë ka përfunduar regjimin që ka zgjatur më shumë se tre dekada. Kjo është hera e parë në 200 vjetët e fundit që një perandor lëshon fronin në Japoni.

Akihito ishte vetëm 11 vjeç kur babai i tij Hirohito kishte deklaruar dorëzimin në Luftën e Dytë Botërore. Ai kishte bërë mision në jetën e tij që të i përmirësonte gabimet e babait duke mos bërë asnjëherë një provokim për luftë.

“Sot po përfundoj detyrën time si perandor. Që kur erdha në këtë pozitë 30 vjet më parë, unë kam performuar detyrën time me shumë respekt për njerëzit. Dhe e konsideroj vetën shumë me fat që ka qenë e mundur të bëjë këtë.”, tha tanimë ish perandori.

Akihito zyrtarisht kishte filluar detyrën e tij me datën 8 janar 1989. Djali i tij Naruhito pritet të e marrë fronin të mërkurën, duke u bërë në këtë mënyrë perandori i parë i lindur pas Luftës së Dytë Botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *