Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi mes Metës dhe partive të vogla, Mediu zbulon çfarë u vendos


Ka përfunduar takimi mes krerëve të partive të vogla dhe presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, foli në një deklaratë për mediat në emër të kolegëve. Mediu tha se Meta e vlerësoi kërkesën e partive të vogla dhe do të vazhdojë diskutimin me maxhorancën dhe Partinë Demokratike.

“Në emër të kolegëve, dua të falenderoj presidentin e Republikës për një diskutim shumë të hapur në raport me kërkesën tona. Mendoj se ndajmë të njëjtin shqertësim se situata është problematike.

Presidenti i Republikës ka bërë të gjithë atë çfarë mundet ai, që refo të jetë në përputhje me garantimin e Pavarësisë së Gjyqësorit, për të mos arritur në këtë ditë ku nuk kemi gjykatë Kushtetetuese.

Presidenti ka marrë iniciativa në mënyrë që zgjedhjet të jenë sa më përfshirëve, të jenë zgjedhje pluraliste dhe jo të devijojnë në aktet kushtetuese siç kemi shqetësimin edhe ne.

Presidenti i Republikës vlerësoi kërkesën e partive tona. Në vlerësim të kërkesës tonë, do të marrë vendimet e veta dhe të diskutojë me palët e tjera. Ka nevojë për diskutim me të gjitha palët.

Pra mendoj se presidenti i Republikës, jo vetëm është në të njëjtën valë shqetësimi, por ka edhe angazhimin në mënyrë që palët të kenë përgjegjshmërinë e tyre për të mos shkuar në dëm të interesave të vendit.”, tha Mediu.  

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *