Gazetarja Sonila Meço dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi Janë përplasur mbrëmjen e sotme në emisionin Tempora në RTV Ora lidhur me samitin e Berlinit dhe hapjen apo jo të negociatave për aderimin në BE.
Debati pasi ministri e akuzoi gazetaren sepse po nxinte Shqipërinë me pyetjet që po bënte se pse nuk ka sinjale pozitive për hapjen e negociatave si edhe votimin për rikthimin e vizave nga Parlamenti holandez.
Pjesë nga debati:
Klosi: Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka asnjë sinjal negativ. Ajo që është kërkuar në kuadër të zgjedhjeve europiane, besoj se janë të qarta problematikat që kanë filluar prej kohësh. Këtë duhet të diskutojmë ne kush është vetë ndjesia e vetë europianëve për BE-në dhe çfarë ata presin nga BE. Çfarë popujt vetë, anëtarë të BE-së që të japin dhe të jenë më në BE. E para ishte Anglia, që bëri Brexit, po sondazhet tregojnë që edhe disa vende të tjera mund të jenë të gatëshme të dali8n nga BE nëse bëhet me referendum. Pra nëse votojnë vetë qytetarët e atyre vendeve.
Meço: Do qajmë hallet e Europës, të BE-së?
Klosi: Nuk po qaj hallin e Europës, po qaj hallin tonë se si mundohemi ne ta nxijmë direkt bisedën dhe ta çojmë tek e keqja.
Meço: Ku është e nxira?
Klosi: Sapo e thatë. Pyetja juaj është a kemi bërë hapa mbrapa.
Meço: Ju pyeta sepse parlamenti holandez e dha një sinjal. Çfarë u tha për negociatat në takimin e Berlinit?
Klosi: As unë as ju nuk kemi qenë në atë tryezë.
Meço: Unë po flas referuar deklaratave zyrtare.
Klosi: Ajo çfarë unë dhe ju dimë, janë deklarimet e atyre që kanë qenë në tryezë.
Meço: Jo nga ata që kanë qenë në bisedime, sepse mund tju them DË ka kërkuar edhe falje që i është referuar deklaratës së kryeministrit Rama.
Klosi: Nuk ka thënë për atë, ka qenë para aktivitetit. Le të jemi tek hallet e shqiptarëve. Shqipëria nuk ka bërë hapa prapa.
Meço: Këtë thoni. Pyetjet nuk nxijnë, përgjigjet nxijnë.