Vendosni fjalën kyçe....

Publikohen konkluzionet e Samitit në Berlin


Qeveria gjermane ka publikuar përfundimet që nxorri Samiti i mbajtur dje në Berlin. Në faqen zyrtare të Kancelarisë Gjermane, thuhet se Kosova dhe Serbia ranë dakord që të vazhdojnë dialogun.

“Ata ranë dakord që një marrëveshje e tillë duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe politikisht e qëndrueshme dhe të kontribuojë në stabilitetin në rajon. Serbia dhe Kosova ranë dakord që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese dhe për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, nëpërmjet BE-së, me qëllim arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e një procesi negociator gjithëpërfshirës dhe transparent, i cili duhet të shoqërohet me masa të ndërtimit të besimit.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu thuhet se palët ranë dakord që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të krijuar një hapësirë ekonomike rajonale në përputhje me deklaratën e Samitit të Sofjes në vitin 2018, dhe konkluzionet e Kryesisë së Samitit të Ballkanit Perëndimor në Londër 2018./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *