Bombarduesi strategjik amerikan “B-2”, është zhveshur paksa nga misteri pas një videoje të publikuar ku shfaqet një pjesë e kabinës së tij.
Video u filmua nga stacioni i radios dhe prodhuesi i filmit Jeff Bolton për një dokumentar të ardhshëm. Kjo tregon bombardues strategjik “B-2” teksa furnizohet në ajër me karburant. Video tregon pamjen e jashtme dhe të brendshme të avionit misterioz.
Bomberi “B-2” me rreze të gjatë veprimi, i dallueshëm për anën e pazakontë të krahëve të fluturimit dhe ka funksionuar që nga viti 1997. Gjithsej 21 aeroplanë janë prodhuar deri tani, ndërsa një është humbur në një aksident në vitin 2009.