Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi është shtruar me urgjencë në spital.
Sipas Tgcom 24, Berlusconi është shtruar në spitalin e San Raffaele në Milano mëngjesin e së martës.
“The Telegraph” shkruan se ish-kryeministri italian kishte dhimbje në veshkë. Berlusconi ka patur mjaft shqetësime shëndetësore vitet e fundit, madje në 2016 iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër, por pavarësisht kësaj ai kurrë nuk është treguar i gatshëm të tërhiqet nga politika.
Ai kandidon për zgjedhjet evropiane të 26 majit.
Partia e Berluscon-it “Forca Italia” e përshkroi shetësimine tij, si një dhimbje të rëndë të shkaktuar nga gurët në veshka. Por sapo të mbarojë me kontrollet mjekësore, Berlusconi menjëherë do t’i rikthehet fushatës.
“Sapo të kryhen kontrollet, ai ka premtuar të jetë i pranishëm në aktivitetin e Forza Italia të caktuar për këtë pasdite me kandidatët për zgjedhjet evropiane”, tha një zëdhënëse për Forza Italia.
Ditën e sotme rreth ore 14: 00, 82-vjeçari do të dilte në një konferencë për shtyp ku do të bënte prezantimin e kandidatëve të partisë së tij.