Vendosni fjalën kyçe....

“S’jam “Daja” që kërkoni, më ballafaqoni me Alkond Bengasin” – Dëshmia e të arrestuarit për grabitjen e Rinasit


Shqiptari i Kosovës i arrestuar për grabitjen e Rinasit, Ragip Hajdini, e ka hedhur poshtë përfshirjen e tij në ngjarjen në fjalë. 50-vjeçari ka deklaruar në gjykatë se është i gatshëm të ballafaqohet me Alkond Bengasin, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka dëshmuar për grabitjen.

Hajdini ka deklaruuar se ka lidhje me familjan e Admir Muratajt, i cili u gjet i vrarë pranë vendit të ngjarjes. Ai ka deklaruar se ka alibi për datën 9 prill, kur edhe është kryer grabitja në pistën e Rinasit.

“Nuk jam unë “Daja” që kërkoni. Flitej për një “Daja”, por po të isha unë, nuk do të rrija këtu. Kam pamje filmike që nuk kam qenë pjesë e grabitjes atë ditë. Dua të ballafaqohem me Bengasin që më ka identifikuar. Kam njohje me familjen Murataj dhe njoh vëllain e tij.”, mësohet të ketë deklaruar Hajdini para prokurorëve.

Hajdini është një nga 6 të arrestuarit për grabitjen në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u grabitën disa milinë euro. Ndërsa disa persona janë shpallur në kërkim dhe nuk janë kapur ende.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *