Ish-kryenegocatorja e dialogut Kosovë Serbi, Edita Tahiri deklaroi dje se samiti i dha fund gabimeve historike të Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Edi Rama. Sipas saj në këtë samit u dallua qëndrimi kundër i Gjermanisë për ndryshimin e kufijve.
Por ndërsa ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Open”, Tahiri pati një debat me moderatorin Alban Dudushi. Ky i fundit e pyeti Tahirin se çfarë bëri ajo për 7 vjet si kryenegociatore e dialogut Serbi-Kosovë.
Por Tahiri iu kthye Dudushit, duke i thënë: “Je bërë nervoz se ka dështuar kryeministri yt”. Ndërsa nuk ngurroi të vinte në dyshim kopetencat e Dudushit për të folur për çështjen duke qenë se është marrë me argëtimin.
DEBATI:
Tahiri: Më vjen keq për Ramën, s’pati nevojë m hyrë në këto punë hiç. Rama kot e kot hyri gabimisht në histori, kurse Thaçi e Vuçiç nuk e di me çfarë kalkulimesh por kanë përfunduar keq, kanë dështuar. Ky gabim historik nuk iu shlyhet.
Unë nuk kam lejuar që të hapen temat e kufijve në dialogun e Brukselit. I kam kundërshtuar rreptësisht dhe nuk kam lejuar që të ndodhë kjo.
Dudushi: Çfarë keni arritur këto shtatë vjet që keni qenë kryenegociatore në këto bisedime
Tahiri: Alban, e para po të shoh nervoz që të ka dështuar kryeministri
Dudushi: Mua?
Tahiri: E vërejtja, por mos u shqetëso Alban…
Dudushi: Në 20 vite karrierë besoj kam ndërrruar nja gjashtë kryeministra, do kaloj edhe ku di unë sa…
Tahiri: E vërejta, shumë i shqetësuar qenke
Dudushi: Fare, fare
Tahiri: Edhe më keq alban. Të pashë që po kërkon vin vin negociatat Kosovë-Serbi. Po ti a nuk e di që Serbia është agresore dhe Kosova viktimë? A ka ndodh në botë që agresori dhe viktima të përfitojnë të dy nga marrëveshja paqësore, apo njëra dënohet dhe tjetra shpërblehet.
Dudushi: Ju e dënuat shtatë vjet Serbinë, e nxorrët. Ju pyeta çfarë keni bërë këto 7 vjet. S’po ma thoni, po merreni me mua personalisht
Tahiri: Do të përgjigjem
Dudushi: Tani po të rri unë të tregoj historitë e mia nuk ka kuptim ky muhabet.
Tahiri: Jo Alban po ti s’je marrë as me luftë e as me paqe, që flet kështu sipërfaqësisht
Dudushi: Po ju pyes
Tahiri: Ti je marrë me gjërat e argëtimeve. Unë po ta them si një luftëtare e lirisë. Si ministre e jashtme që 10 vjet kam ndërkombëtarizuar ëështjen e Kosovës dhe ëështjen shqiptare, nuk është lehtë të bëhet lufta dhe paqja. E dyta që çka kam bërë unë në Bruksel: Kam integruar pjesën veriore të Kosovës në sistemin e Ksoovës të Drejtësisë, Polici. Kam vënë kufirin mes Kosovës dhe Serbisë sepse …