Dy persona në Lezhë janë arrestuar nga policia, për akuzat se kanë vjedhur një furgon. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ishull-Lezhë, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Shtetasi me inicialet A.P ka denoncuar në polici se dy persona i vodhën furgonin dhe efektivët u vunë në ndjekje të mjetit dhe grabitësve.
Uniformat blu thonë se kanë arrestuar dy prej autorëve dhe kanë shpallur në kërkim një të tretë.
“Vodhën një mjet fugon, por falë reagimit në kohë të policisë arrestohen në flagrancë autorët .
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Ishull-Lezhë, pas njoftimit të marrë nga shtetasi A.P, se disa persona i vodhën mjetin fugon dhe ishin larguar së bashku me mjetin, menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Lezhë, janë vënë në ndjekje të tyre.
Policia ka bërë të mundur që brenda një kohe të shkurtër rreth 20 minuta, të identifikojë dhe arrestojnë në flagrancë dy prej autorëve si dhe të bllokojë automjetin e vjedhur.
Shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë në një lagje të qytetit të Lezhës shtetasit:
-A.M.,41 vjeç,banues në Kurbin
-E.P.,32 vjeç,banues në Lezhë
Si dhe është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R.K., 25 vjeç, banues në Kurbin, me precedent kriminal në fushën e vjedhjeve, i cili mundi të largohej gjatë ndjekjes nga Policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.”, thuhet në njoftimin e policisë.