Kanë kaluar tetë vite që kur Kate Middleton u martua me princin William. Me këtë rast, mbretëresha e ka shpërblyer dukeshën e Kembrixhit me një dhuratë të veçantë për shërbimet e saj ndaj Kurorës.
Sipas “Mirror“, mbretëresha i ka dhënë Middleton: Dame Grand Cross të Royal Victorian Order (GCVO).
Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror. Ky lloj titulli jepet personalisht ngambretëresha, e cila javën e kaluar mbushi 93-vjeç.
Ky titull i titull është krijuar në vitin 1896 nga mbretëresha Viktoria, për të “falenderuar personalisht e për të nderuar personat që e kanë ndihmuar drejtpërdrejt, ose e kanë përfaqësuar denjësisht në mbarë mbretërinë“.