Vendosni fjalën kyçe....

Bushati s’është në një mendje me Ramën: Pranimi në BE duket mjaft i largët!


Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, duket pesimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Pavarësisht se kryeministri Edi Rama u shpreh pas samitit në Berlin pozitiv për hapjen e negociatave, ish-ministri duket se nuk është në një mendje me të dhe e quan”punë të papërfunduar”.

“Sot shënohet 15 vjetori i zgjerimit të “Big Bang” të #EU me 10 vende të #CEE. Një arritje historike pas Luftës së Ftohtë. 15 vjet më vonë, pranimi në BE i #Ballkanit Perendimor duket mjaft i largët, duke mos tejkaluar ende boshllëqet ekonomike dhe sociale. Punë e pa përfunduar!”, shkruan Bushati.

Në Samitin në Berlin, Kosova mori “PO”-në për liberalizimin e vizave ndërsa Shqipëria nuk mori asnjë lajm pozitiv lidhur me hapjen e negociatave. Pas trajtimit të vizitës së Ramës si një dështim nga mediat, kryeministri reagoi duke thënë se është i “mahnitur” kazanët dhe ligësitë e të dëshpëruarve që duan dështimin e Shqipërisë. Por ai shtoi se kjo gjë nuk do të ndodhë duke nënkuptuar se negociatat do të hapen.

“I mahnitur nga kazanët e nga ligësitë e të dëshpëruarve që duan me patjetër dështimin e Shqipërisë dhe dështimin me çdo kusht të procesit të dialogut Kosovë/Serbi gjithashtu! Por Shqipëria s’do të dështojë kurrsesi dhe dialogu do vazhdojë pa kushte e as paragjykime nga askush”, shkruan Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *