Vendosni fjalën kyçe....

Cristiano Ronaldo bën çmendurinë e radhës, blen makinën më të shtrenjtë në botë


Superstari i Juventusit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo, thuhet se ka blerë makinën më të shtrenjtë në botë, një Bugatti plot 12.5 milionë dollarësh.

Modeli prototip “La Voiture Noire” i Bugattit u prodhua nga prodhuesi francez për të përkujtuar përvjetorin e 110 të Bugatit.

Dhe besohet se Ronaldo e ka blerë tashmë veturën për një shumë të çmendur prej 12.5 milionë dollarësh.

Ronaldo njihet si tifoz i veturave të Bugattit dhe në vitin 2017 postoi një video në rrjetet sociale duke ngarë një Bugatti Chiron.

Ronaldo thuhet se tashmë zotëron një Rolls Royce Phantom, një Lamborghini Aventador LP700-4, Mercedes C Class Sport Coupe, një Ferrari 599 GTO, një Aston Martin DB9, një McLaren MP4 12C dhe një Bentley Continental GTC Speed.

Dhe nëse thashethemet janë të vërteta, duket se CR7 ka përmirësuar koleksionin e tij për të përfshirë modelin më ekskluziv të ndërtuar ndonjëherë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *