Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i ish-policit para shtëpisë, arrestohet një nga të dyshuarit


Policia ka arrestuar sot një nga personat e dyshuar për atentatin që iu bë në janar ish-policit, Arben Bilali. Identiteti i të arrestuarit nuk jepet i plotë, por vetëm inicialet e tij A.SH. dhe mosha 47 vjeç.

“Në vijim të   veprimeve për zbardhjen, dokumentimin dhe arrestimin e autorëve të vrasjes së shtetasit A.B,  në bazë të urdhërit të ndalimit të  lëshuar nga Prokurori, u bë kapja dhe  ndalimi i  shtetasit në kërkim A. T (Xh), 47 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Vijon puna hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kujtojmë se Arbën Bilali, një ish-punonjës Policie u ekzekutua në një atentat të organizuar nga 3 persona të maskuar, pranë shtëpisë së tij, në Selitë të Tiranës më 30 janar.

Autorët pas kësaj braktisën mjetin e tyre ne Sauk, në zonën e Mjull bathores brenda së cilës u gjet edhe arma që u përdor. Pavarësisht se e kishin spërkatur mjetin me benzinë, autorët nuk mundën t’i vinin flakën për shkak të frikës se do zbuloheshin nga policia. Ky ishte dhe gabimi i tyre pasi në mjet lanë gjurmë të cilat kanë bërë që grupi hetimor të jetë shumë afër zbulimit të ekzekutuesve, por jo porositësit. P

ista kryesore që po ndjek prokurori në hetimin e kësaj çështje është ajo e hakmarrjes. Bilalit më parë i janë vrarë edhe dy vëllezër të tjerë, në të njëjtën zonë ku ai u ekzekutua.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *