Portieri i njohur, Iker Casillas, ka postuar nga spitali ku është i shtruar duke thënë se ndihet shumë mirë, ndërsa pranon se ishte trembur shumë nga infarkti që pësoi teksa stërvitej me ekipin e tij, Porto.
Spanjolli pësoi infarkt paraditen e sotme dhe u dërgua menjëherë në spital ku gjendja e tij raportohet të jetë e mirë. Në një postim në rrjetet sociale Casillas shkruan se çdo gjë është nën kontroll ndërsa pohon frikën e madhe që kishte përjetuar.
“Çdo gjë nën kontroll. Një frikë e madhe por çdo gjë shkoi mirë. Ju falenderoj për mesazhet dhe dhembshurinë që treguat.” – shkruan Casillas në Twitter.