Ish-Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, ka komentuar vendimin e bashkisë së Dibrës për të vlerësuar kryeministrin Edi Rama me titullin “Qytetar Nderi” për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Sipas Prençit, vendimi i marrë nga bashkia e Dibrës është sjellje servilësh. Ish-drejtori i Emergjencave Civile shprehet i penduar që ka punuar për Ramën.
“Servilizmi dhe papergjegjshmëria e të zgjedhurve në bashkinë Diber. . .
Të nderuar qytetarë të bashkisë Dibër!
Sot me keqardhje kam mësuar veprimet e papërgjeshme dhe servilizmin e të zgjedhurve në bashkinë Diber, të cilët propozuan dhe miratuan si “qytetar nderi” kryeministrin aktual të Shqiperisë Edvin Rama.
Po sot kam mësuar se ky i fundit nuk e ka pranuar titullin “ qytetar nderi” i bashkisë Dibër. . .
Të parët nuk e dinë se përse dhe për çfarë e kanë propozuar dhe vendosur për t’ja dhënë këtë titull, ndërsa kryeministri e di shumë mirë përse nuk e pranon këtë titull në Dibër……!
Para disa ditësh kam hedhur një status në faqe me titullin:
“ Abuzimi i të zgjedhurve me titujt “Qytetar nderi”.
Sikur ta dija se do plaste dhe në Dibër…..!
Rilindja me në krye Edvin Ramën( për të cilën kam kontribuar dhe unë e që nuk do ia fal vetes kurrë këtë gabim), erdhi në pushtet me parullat: “ Berisha i la rruget rrugëve”, ndërsa sot pas 6 vite nën pushtetin e Rilindjes, rrugët dhe infrastruktura janë 6 herë më keq.“, shkruan Prençi.
Mes të tjerash, Prençi vijon flet për gjendjen e rrugëvë në Dibër.