Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi takohet me Bashën në selinë e LSI-së


Këtë mëngjes, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Takimi mes dy liderëve të opozitës, po mbahet në selinë e LSI-së, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar se për çfarë janë mbledhur të diskutojnë.

Megjithatë mendohet se në takimin e sotëm, Basha dhe Kryemadhi do të diskutojnë rreth aksionit opozitar. Kjo është hera e parë që Basha shkon në selinë e LSI-së, pasi gjithmonë takimet mes Bashës dhe Kryemadhit janë zhvilluar në selinë e PD-së.

Ky takim vjen një ditë pas tryezës së diskutimit të presidentit Ilir Meta me krerët e partive të vogla. Fatmir Mediu, Vangjel Dule, Dashamir Shehu, Agron Duka, Nard Ndoka, etj, i kërkuan Metës të ndërhyjë për uljen e palëve në dialog dhe zgjidhjen e krizës politike. Presidenti u shpreh i gatshëm dhe kërkoi rivendosjen e dialogut mes palëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *