Nesër opozita e bashkuar ka vendosur të zhvillojë protestë të shpërndarë të në gjithë vendin. Këtë radhë opozita ka vendosur të shtojë numrin e akseve që do bllokojë.
Ne orën 18.00 të së enjtes, opozita i ka bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen përshkallëzimit të protestës për të kërkuar largimin e kryeministrit Rama, sipas tyre, si personi përgjegjës për bashkëpunimin me krimin në blerjen e votës. Ndryshe nga e enjtja e kaluar, bllokimi do të shtrihet në të 12 qarqet e vendit.
Akset që do të bllokohen:
Qarku Kukës – Ura e Drinit në hyrje të Rrugës së Kombit.
Qarku Shkodër – Rruga Shkodër – Koplik
Qarku Lezhë – Mbikalimi Milot
Qarku Dibër- Ura në kryqëzimin Burrel – Rrëshen – Klos.
Qarku Durrës- Plepa, ne hyrje të Autostradës
Qarku Tirane- Sheshi Shqiponja
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçës.
Qarku Gjirokastër – kryqëzimi i Rrugës Përmet-Tepelenë – Gjirokastër
Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
Qarku Berat në Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
Qarku Vlore- Hyrja e superstradës Vlorë – Levan