Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk ulemi në asnjë tryezë me Ramën kryeministër, largimi i tij mision i çdo qytetari” – PD


Sekretari i Përgjithëm i PD-së, Bardhi, ka deklaruar se forca politike ku bën pjesë nuk do ulet në asnjë tryezë bisedimesh ku është Rama deri në çastin ku ky i fundit të mos ketë dhënë dorëheqje.

Vetëm nëse Rama jap dorëheqjen, atëherë PD është e gatshme të ulet në tryezë bisedimesh. Ai e bëri deklaretën në një takim me anëtarët e rinj të kësaj force politike në njësinë 7.

“Largimi i Ramës është misioni i çdo qytetari. Mision për çdo socialist e qytetar pa anëtarësi në asnjë parti. E vetmja rrugë për ta kthyer vendin në normalitet. Sa kohë Rama të jetë kryeministër nuk bëjmë me të as diskutime e as marrëveshje. Madje as në tryeza ku ulet Rama si kryeministër.

Mirënjohje të thellë të gjithë anëtarëve të rinj të PD. I bashkoheni PD në një betejë të vështirë që kemi nisur, jo për PD-në, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne nuk ofrojmë as vende dhe as privilegje. Ju i bashkoheni në një moment kur Shqipëria ka një kryeministër me tipare diktatoriale, ndaj dhe bashkimi juaj na jep më shumë energji, na rrit, por i tregon Shqipërisë se nuk keni frikë nga Rama. I bashkoheni PD në misionin për çlirimin e vendit nga një qeveri kriminale”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *