Vendosni fjalën kyçe....

Pasi piu u bë tapë, 55-vjeçari dhunon pronaren e lokalit


Policia e Kuçovës ka arrestuar një 55-vjeçar nën akuzat se ka dhunuar një grua.

I arrestuarime inicialet F.M, banues në lagjen “Llukan Prifti” në Kuçovë, akuzohet se ka goditur pronaren e një lokali në lagjen “Tafil Skëndo”. Sipas policisë, F.M ka qenë i pirë. Pronarja e lokalit ka marrë dëmtime të rënda fizike. 55-vjeçari rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

“Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F.M, 55 vjeç, banues në lagjen ”Llukan Prifti”, Kuçovë, (i dënuar më parë). 

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen ”Tafil Skëndo”,  ky shtetas në gjendje të dehur, ka  goditur,  pronaren e lokalit duke i shkaktuar dëmtime fizike. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *