Me shumë se 2 mijë protestues kanë dalë në rruget e qytetit të Shën Petersburg në Rusi dhe protestojnë kundër presidentit rus Vladimir Putin dhe politikës së tij në botë.
Protestuesit bërtisnin kundër Putin ndërsa nuk munguan dhe përplasjet midis protestuesve dhe policisë vendase.
Sipas Russian Times, 30 persona janë arrestuar për dëme publike dhe dhunë ndaj policëve. Lideri i protestës është kreu i opozitës në Rusi Alexey Navalni i cili thotë se politika e jashtme e Putin e bën shtetin rus të duket si një shtet ushtarak dhe monark duke ngjallur frikën e të tjerëve kundër Rusisë.
Protesta vazhdon dhe pritet që të ketë dhe protesta të tjera në Moskë ditën në vijim.