Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk pranoi titullin qytetar nderi, këshilltari i Bashkisë: Do i ngre bust kur të mbarojë rruga e Arbrit


Astrit Ademi këshilltari i pavarur në Bashkinë Dibër i cili propozoi që Kryeministri të merrte titullin qytetar nderi ka deklaruar sot se do bëjë një bust për Ramën.

E para është se kjo rrugë ka 28 vite që gënjejnë udhëheqësit dhe më në fund Rama e premtoi edhe unë i kam thënë shprehimisht që: Do ta na gënjesh edhe ti si gjë të tjerët. Faktikisht ai nuk ka gënjeu. As kam bërë bisedë me stafin e kryeministrit, as më stafin e Bashkisë. Ajo ishte një ide personale e imja si këshilltar i pavarur. Është një mirënjohje e popullit të Dibrës për atë rrugë që ne e kemi pasur ëndërr. Unë do të thosha edhe një gjë tjetër për këtë, që ditën kur ta mbarojë do t’i bëjë një bust Ramës, jo kryeministrit por Edi Ramës. Ku të jetë më i përshtatshëm do t’i bëj një bust me paratë e mira. Sepse është një tmerr të nisesh për Tiranë është tmerr për çdo dibran”-deklaroi Ademi.

Rama e ka refuzuar titullin nga Bashkia e Dibrës, ndërsa nga zyra e shtypit të kryeministrisë ditën e djeshme, u cilësua sivlerësim për akordimin e titullit honorifik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *