Vendosni fjalën kyçe....

Vdes në aksident ish-missi në Francë, u përplas nga traktori


Një konkurrente e “Miss France” ka humdur jetën në mënyrë tragjike, pasi është përplasur nga një traktor ndërsa po lëvizte me biçikletë.

“Le Figaro” shrkuan se 22-vjeçarja Morgane Rolland, po udhëtonte me një mik në një rrugë të vogël në Loire, në momentin kur u përplas nga një traktor.

Biçikleta e saj u mbërthye në mes të traktorit dhe rimorkios së mbushur me drurë, dhe u tërhoq poshtë. Ish-missi u dërgua me urgjencë në spital nëpërmjet helikopterit, por u shpall e vdekur kur mbërriti.

Morgane  ishte konkurrente në vitin 2017 në garën për Miss Loire.Ajo u rendit si shoqëruesja e parë e Miss-it. Përveçse konkurente për Miss, Morgane ishte edhe zjarrfikëse vullnetare në vendlindjen e saj. Miku i saj me të cilin po udhëtonte me biçikletë dhe nuk u plagosën, por thuhet se ka mbetur shumë i tronditur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *