Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet pas 22 ditësh shuma e parave të grabitura në Rinas


Zbulohet shuma e parave të grabitura më 9 prill në aeroportin e Rinasit. Sipas “Balkanweb“, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë përgjigje zyrtare nga 3 bankat e nivelit të dytë, të cilat konfirmojnë se u janë grabitur rreth 6 milionë euro.

Që në momentin e parë kur u zbulua lajmi për grabitjen në aeroport, u përfol se shuma e parave ishte diku te rreth 10 milionë euro. Prokuroria ka kërkuar një informacion zyrtar nga tre bankat, që ishin pre e grabitjes për të saktësuar zyrtarisht se sa ishte shuma e parave të grabitura.

Kujtojmë se grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku disa persona të armatosur u futën në pistën e aeroportit të Rinasit dhe morën nga avioni i linjës Tiranë-Vjenë i Austrian Airlines disa milionë euro, që sot konfirmohet se bëhet fjalë për 6 milionë.

Një nga grabitësit, Admir Murataj, u gjet u vrarë pranë vendit të ngjarjes ndërsa është ende mister nëse është qëlluar nga policia apo nga shokët e tij.

Furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” konsiderohet me rëndësi nga grupi hetimor, pasi aty grabitësit  kanë lënë mjaft prova, nga gjurmët e gishtave, deri të fijet e flokëve. Ekspertiza e tyre mund të çojë tek grabitësit. Deri më tani janë arrestuar 6 persona të dyshuar se kishin lidhje me grabitjen e ndodhur./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *