Komediani Volodimir Zelensky emërohet edhe zyrtarisht si presidenti i ri i Ukrainës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve paraqiti rezultatet zyrtare të votimit të 21 prillit të martën, duke treguar se Zelensky mundi presidentin aktual Petro Poroshenko me 73 për qind të votave.
Zelensky ka kritikuar autoritetet zgjedhore për zvarritjen emërimit të tij si fituesi zyrtar, gjë që redukton shanset e tij për shpërndarjen e parlamentit, tha AP.
Zelensky do të jetë në gjendje të thërrasë për zgjedhje të parakohshme në parlamentin, e dominuar nga aleatët e presidentit në largim, nëse ai betohet para 27 majit. Parlamenti ka tani një muaj kohë për të caktuar datën e ceremonisë së inaugurimit.