Vendosni fjalën kyçe....

Zuckerberg zbulon ndryshimet që do të pësojë së shpejti “Facebook”


Themeluesi i “Facebook” Mark Zuckerberg ka zbuluar se një seri ndryshimesh do të bëhen te platformat sociale të kësaj firme, duke përfshirë Instagram-in dhe Whatsapp-in.

Pas krizës së besimit, Zuckerberg tha se kompania ka në plan të vendosë privatësinë në rradhë të parë. “BBC” shkruan se Zuckerberg pranoi se kishte shumë punë për të bërë për të rindërtuar besimin.

  • Një nga këto ndryshime është se mesazhet do të jenë të mbyllura, që do të thotë se Facebook nuk do të shohë dot përmbajtjen dhe platforma do të integrohet plotësisht me ËhatsApp.
  • Postimet e Instagram-it nuk do të duhet të fillojnë patjetër me një foto ose një video, do të jetë e mundur të shpërndahet edhe përmbajtje duke përdorur vetëm tekst, afishe ose vizatime, në sajë të një modaliteti të ri të kamerës.
  • Një shërbim i pagesave të sigurta të WhatsApp që u zhvillua në Indi do të shtrihet në vende të tjera këtë vit.
  • Por “Admiruesi sekret” është prurja më e veçantë e Facebook. Ajo konsiston në përzgjedhjen e nëntë personave të cilët ju i simpatizoni apo i pëlqeni shumë, dhe nëse një prej tyre iu përzgjedh juve gjithashtu, atëherë kjo tregon se të dy palët janë të interesuar për t’u takuar dhe juve ju vjen si njoftim. Në rast të kundërt, nëse personi të cilin ju e përzgjidhni nuk iu përzgjedh ju, atëherë njoftimi nuk ju vjen kurrë dhe kjo tregon se ai/ajo nuk ka interes t’ju njohë. “Facebook Dating” do të hapet në 14 vende të reja duke përfshirë Filipinet, Vietnamin dhe Singaporin. Aktualisht nuk është në dispozicion në Evropë ose në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *