3 kandidatë nga listat e Partisë Demokratike kanë dorëzuar formularin e Dekriminalizimit për të marrë mandatin e deputetit.
Kandidatët që kanë dorëzuar kërkesën janë Krenar Rryçi në Durrës si dhe Kostaq Papa e Ares Ypi në Tiranë.
Aktualisht Kuvendi ka 108 deputetë ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë të tjerë deputetë nga listat e opozitës që do pranojnë mandatin e deputetit.