Kryetari i PD-së, Basha, deklaroi nga tryeza ku po prazantonte platformën e opozitës së bashkuar se bllokimi i rrugëve ditën e sotme do zgjasë 3 orë ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në këtë aksion.
“Përballje me protesta nuk mund të konsiderohet thjesht si karshillëk, por se nuk kemi asnjë instrument tjetër. Përballë dhunës çdo popull europian vepron si ne, madje shkojnë edhe më larg se ne. Ne jemi të vendosur të vijojmë me mosbindjen civile, u bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen në këtë aksion duke filluar sot në orë 18 deri në orën 21.” – tha Basha.
Basha theksoi se opozita është e gatshme për të ngociuar me PS-në vetëm pas largimit të Edi Ramës si kryeministër.