Kreu i PD-së Lulzim Basha i vendosur në Elbasan gjatë protestës së sotme e cila bllokoi akset më të rëndësishme në 12 qarqe të vendit, deklaroi se Rama duhet larguar dhe se qytetarët e mbledhur kanë vulosur fatin e tij.
“Jemi mbledhur këtu për të vulosur fatin e bandës kriminale të Rilindjes. Sot është e qartë që me Edi Ramën nuk ka punësim, nuk ka siguri, nuk ka Europë. Rama tjetërsoi vullnetin e popullit, vodhi zgjedhjet. Jemi bashkë për të çelur ditën e shpresës për Shqipërinë”-deklaroi Basha.