Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Protesta e sotme tregoi se sovrani ka marrë në dorë fatet e veta


Kreu i Partisë Demokratike në një postim në Facebook ka komentuar protestën e sotme në 12 qarqet të vendit.

Basha shkruan se kjo protestë tregon se qytetarët janë vetëdijësuar dhe kanë marrë vetë fatin e tyre në dorë.

Më tej Basha ka shkruan se beteja e opozitës është e drejtë dhe kërkon largimin e Ramës që të mundësohen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Rezistenca shembullore në Elbasan, në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Gjirokastër, në Berat, në Korçë, në Dibër, në Kukës, padyshim në Tiranë dhe në Lezhë, tregon vetëdijësimin e qytetarëve për të marrë në dorë fatin e tyre, vetëdijen tuaj se askush tjetër nuk mund të jetë zot në shtëpinë tuaj, përveçse vetë ju, qytetarët e lirë të këtij vendi.

Sovrani është sot garancia numër 1, se beteja jonë e drejtë, kauza jonë për liri dhe demokraci do të ketë vetëm një përfundim: mposhtjen e klikës, largimin e Edi Ramës, zgjedhje të lira dhe të ndershme, fitoren e shqiptarëve të bashkuar.”, shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *