Vendosni fjalën kyçe....

Basha thirrje Evropianëve: Mos ndëshkoni popullin me viza, do ia heqim ne Ramës


Kreu i PD-së Lulzim Basha i vendosur në Elbasan gjatë protestës së sotme e cila bllokoi akset më të rëndësishme në 12 qarqe të vendit, i bëri thirrje ndërkombëtarëve dhe veçanërisht Evropianëve që të mos i verë vizat shqiptarëve pro Edi Ramës.

“Shpresën dhe besimin te një e nesërme ndryshe. Në këtë vend që nuk i mungon asnjë resurs, por që mungon ligji, kushtetuta dhe mbi të gjitha një qeveri e dalë nga votat e qytetarëve. Kjo betejë që kemi nisur së bashku ka transformuar në mënyrë themelore Shqipërinë. Po ju jap fjalën se jemi bashkë, jo për një rotacion politik, por për t’i dhënë fund tranzicionit të tejzgjatur në Shqipëri dhe për të hapur derën e Europës.

Sot iu drejtohem miqve tanë Europianë, dhe iu them, mos ndëshkoni popullin tim. Mos hiqni vizat, ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës. Mirënjohje e thellë për gjithçka që keni bërë këto ditë, beteja vazhdon. Më 30 qershor ne nuk do lejojmë farsë zgjedhore, zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *