Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj është përplasur me gazetarin Robert Rakipllari lidhur me negociatat për hyrjen në Bashkimin Evropian dhe rolin e Cakajt në to.
Kryeredaktori i Panorama ka deklaruar se Cakaj është dekoruar nga Rama për negociatat që ka zhvilluar vitin e kaluar me Brukselin për arritjet e rekomandimit pozitiv.
Por Cakaj i është përgjigjur menjëherë dhe i ka thënë se nuk është i saktë në asnjërin nga konstatimet, pasi nuk është e vërtetë që ai ka marrë dekoratë apo medalje.
Rakipllari ka insistuar se ka edhe foto për këtë çështje, ndërsa Cakaj deklaroi i prerë: “Nëse kam marrë dekoratë apo medalje, jam gati të jap dorëheqjen këtu, në këtë emision”.