India evakuoi më shumë se 200 mijë persona në brigjet verilindore për shkak të një cikloni të fuqishëm që pritet të godasë vendin në premten.
Autoritetet lajmërojnë se në total 800 mijë qytetarë do te largohen nga kjo zonë me anë të anijeve, autobusëve dhe trenave.
Cikloni i rrezikshëm po i afrohet Indisë, ndërsa erërat shkojnë deri në 200 kilometra në orë. Ndërkohë turistët janë paralajmëruar që të largohen ose të shmangin zonat bregdetare të Indisë.