Një 37-vjeçar ka humbur jetën në Lezhë paraditen e sotme.
Viktima është identifikuar si Aleksandër Dedgjonaj ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu ishte duke peshkuar.
Dyshohet se Dedgjonaj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po peshkonte në Balldre të Lezhës.