Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj nuk tërhiqet nga deklarata për Ramën: Kam thënë të vërtetën, ua kam borxh shqiptarëve


Ramush Haradinaj thotë se ka thënë vetëm të vërtetën, kur deklaroi se presidenti i Kosovës Hashim thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i kanë bërë presion lidhur me vendosjen e taksës ndaj Serbisë.

Në një dalje për mediat sot, Haradinaj tha: ” Kërkesa që me u pezullu taksa nuk është e re, por qëndrimi im nuk ndryshon. Sa i përket kryeministrit Edi Rama, unë gjithmonë do të tregoj vetëm të vërtetën”.

Mes të tjerash, Haradinaj tha se u ka për borxh qytetarëve të vërtetën mbi këtë proces kaq të rëndësishëm: “Për mua shqiptarët edhe të majtë edhe të djathtë janë vëllezërit e mi, ua kam borxh të vërtetën. Atë që ka thënë At Zef Pllumi “Rrno për me tregu”. Do ta tregoj të vërtetën edhe kur i pëlqen edhe kur nuk i pëlqen dikujt. Kam obligim ndaj qytetarëve për një transparencë të asaj që po ndodh. Shyqyr që aty është dikush me tregu të vërtetën.”

Kur Haradinaj tha se Thaçi dhe Rama i kishin bërë presion, kryeministri shqiptar reagoi  në një shkrim të gjatë në Facebook, ku thoshte se kjo deklaratë është e pavërtetë ndërsa thekson se i ka sugjeruar Haradinajt, që të pezullojë përkohësisht taksën për t’i hapur rrugën dialogut, ashtu siç bënë Merkel e Macron.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *