Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj rrëfen çfarë i tha ministri i Brendshëm gjerman në Berlin


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave.

Ai e ka bërë deklaratën pas mbledhjes së qeverisë kur ka deklaruar se ka marrë mbështetjen e plotë të Gjermanisë për këtë çështje, duk cituar atë që i kishte thënë ministri i Brendhëm gjerman, Sehofer.

“Seehofer na ka pritur në oborr dhe rrugës për në takim në ka konfirmuar këtë qëndrim. Na ka thënë se Gjermania është plotësisht pro liberlizimi të vizave.” – tha Haradinaj, raporton Lajmi.net.

“Nuk është analizë apo mendim por është qëndrimi i një njeriu në detyrë, është ministër i Brendshëm. Na ka thënë po menjëherë. Kosovë urime liberalizimi i vizave.” – ka shtuar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, Seehofer ka folur në emër të kancelares Merkel duke shtuar se Gjermania është një nga mbështetëset e forta të Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit europian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *