Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Ky sistem do shembet, largimi i Ramës dhe zgjedhjet e lira të panegociueshme


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk do bëjë asnjë hap pas deri në largimin e Ramës dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndërsa theksoi se sistemi aktual duhej shembur për t’i hapur rrugën zhvillimit të vendit dhe afrimit të tij me BE-në.

“Unë do doja që të mos kishte përshkallëzim të protestës. Do doja të shihja një reagim nga ana e Partisë Socialiste. Këta s’e kanë kuptuar se mosbindja civile nuk ka nisur ende. Shqipëria ka sot 500 mijë të shpërngulur, është një genocid i heshtur. Rama është një gënjeshtar patologjik, është një mashtrues i rëndomtë. Duhet t’i japim fund këtij fenonemi që askujt të mos i shkojë në mendje që të bëhet si Rama. Njerëzit nuk duhet të besojnë te individi, por te sistemi prandaj ky sistem që kemi aktualisht duhet shembur.”

Më tej ajo tha se opozita nuk është e izoluar por në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë ndërsa theksoi se vendi është kthyer në bazën e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

“Opozita nuk është e izoluar por jemi në kontakt të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, me ata që u intereson stabiliteti në rajon dhe destabiliteti i krimit të organizuar. Opozita është e koordinuar me partnerët euro-atlantikë. Bashkimi Europian nuk janë burokratët që marrin rrogat nga taksapaguesit, por është një sistem vlerash.” – shtoi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *