Vendosni fjalën kyçe....

Mbreti i Tajlandës martohet me truprojën e tij, e bën mbretëreshë


Mbreti i Tajlandës është martuar me shefen e tij personale të sigurisë, duke i dhënë titullin mbretëreshë.

BBC” shkruan se njoftimi i papritur vjen pak ditë përpara ceremonisë së tij të kurorëzimit të shtunën, kur pozita e tij të shenjtërohet.

Maha Vajiralongkorn, u bë mbret pas vdekjes së babait të tij në vitin 2016.

Ai është martuar dhe divorcuar tri herë më parë dhe ka shtatë fëmijë.

“Mbreti Vajiralongkorn ka vendosur të promovojë gjeneralen Suthida Vajiralongkorn Na Ayudhya, bashkëshortja e tij, që të bëhet Mbretëresha Suthida dhe ajo do të mbajë titullin mbretëror dhe statusin si pjesë të familjes mbretërore”, thuhet në një deklaratë të mbretërisë.

Mbretëresha Suthida është partnerja e Mbretit Vajiralongkorn për një kohë të gjtaë dhe është parë me të në publik për shumë vite, edhe pse marrëdhënia e tyre asnjëherë nuk është pranuar zyrtarisht.

Pamjet nga ceremonia e dasmës u shfaqën në kanalet televizive tajlandeze mbrëmjen e  të mërkurës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *