Një grup protestuesish janë përplasur me policinë më 1 Maj në Berlin. Në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, u zhvillua një protestë në kryeqytetin gjerman, ku morën pjesë rreth 5000 persona.
Rreth 2.000 policë ishin angazhuar me mbarëvajtjen e tubimit. “RT” shkruan se një helikopter vëzhgonte nga ajro dhe disa oficerë vëzhgonin tubimin nga çatitë.
Ndërkohë që pjesën më të madhë të kohës protesta u zhvillua në mënyrë të rregullt, një grup protestuesish të maskuar hodhën objekte kundër policëve si dhe u vunë flakën kazanëve të plehrave. Këtu nisi përplasja mes aktivistëve të Antifa-s, një lëvizje anarkiste e krahut të majtë, dhe policisë.
Një oficer u filmua duke goditur një grua në kokë. Policia konfirmoi se janë arrestuar disa persona, por numri i saktë i tyre nuk do të bëhet publik deri të enjten.
Protesta u zhvilluan edhe qytete të tjera të Gjermanisë, duke përfshirë Hamburgun dhe Dresdenin. Por ndryshe nga Berlini, ato tubime kanë kaluar pa incidente të mëdha.