Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Nuk shkova në Gjermani për negociatat


Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me lajmet që kanë qarkulluar pas Samitit në Berlin. Rama tha se nuk kishte shkuar në Gjermani për të diskutuar për hapjen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. Sipas tij politika dhe mediat në vend kanë dezinformuar publikun lidhur me Samitin.

“Nuk kisha parë kurrë dezinformim më të madh politik dhe mediatik sesa terësia e marrëzive dhe ligësive. Samiti nuk kishte asnjë lidhje me negociatat për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE.  

Deklarata e Samitit nuk kishte asnjë fjalë për zgjerimin.

Kancelarja Merkel kishte dy takime bilaterale me mua dhe Zaev për çeljen e negociatave, por si edhe në herët e tjera,  unë nuk shkova për të marrë një përgjigje nga kancelarja gjermane. Sepse dihet botërisht që vendimmarrja e Gjermanisë kalon përmes Bundestagut dhe kancelarja gjermane nuk e thotë kurrë fjalën e fundit pa u marrë vendimi.

Gramafonët dhe filxhanët e Tiranës që lajmëruan kobin e mbylljes së derës së negociatave për Shqipërinë, pa përfunduar ende takimi, ishin thjesht dhe vetëm një shprehje ekstreme e dëshpërimit që duan të marrin Shqipërinë në rrugën e theqafjes që kanë zgjedhur vetë.

Ata që thonë se negociatat nuk hapen sa të jem unë, sa të jemi ne në qeveri, është e vajtushme, e shëmtuar, e turpshme, sepse s’ka besoj shqiptar të llogjikshëm që nuk e kupton, se kjo nuk lidhet vetëm me sa bëjmë dhe çfarë bëjmë ne, por për fat të keq me atë çfarë ndodh me politikën e Brendshme të BE. Çfarë duhet të bëjë më shumë përshembull Kosovës për liberalizimin e vizave.”, tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *