Përveç koalicionit, Aleanca për Shqipërinë Europiane, e cila kryesohet nga Partia Socialiste, sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është regjistruar edhe një koalicion i djathtë.
Koalicioni i regjistruar që do rivalizojë ASE-në është “Shpresa për ndryshim”, i cili ka në përbërje Aleancën Kuqezi me kryetare, Lumturie Ratkoceri, Partinë Balli Kombëtar Demokrat e Artur Roshit, po ashtu dhe Aleanca Popullore e Artur Dojakës, Partia Ora e Shqipërisë, e Zef Shtjefnit. Po ashtu në listë është Partia Emigracionit Shqiptar me kryetar Kostaq Papa, dhe Partia Demokracia e Re Europiane me kryetar Koçi Tahirin. Ndërkohë që në këtë garë ka hyrë dhe Partia e Arjan Starovës, Bashkimi Liberal Demokrat, raporton News 24.
Kërkesa për t’u regjistruar në KQZ është depozituar ditën e sotme, ndërkohë që afati përfundimtar është ora 24:00.