Presidenti i SHBA-së, Trump do të vizitojë Turqinë brenda vitit 2019.
Vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen ndërkohë që raportet mes Uashingtonit dhe Ankarasë janë tensionuar së tepërmi lidhur me mbështetjen amerikane ndaj kurdëve në Siri, me mosekstradimin e klerikut Fethullah Gulen që akuzohet për grushtin e shtetit në korrik të vitit 2016 si dhe për çështjen e blerjes së sistemit raketor rus nga ana e Turqisë.
Detajet e vizitës u njoftuan pas një takimi mes Ibrahim Kalin, një ndihmës i lartë i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Bolton.
Trump dhe Erdogan biseduan me njëri-tjetrin në një thirrje telefonike të hënën për të diskutuar marrëveshjen S-400, për të cilën SHBA-ja ka paralajmëruar Ankaranë që ta braktisë, në të kundërt do ketë pasoja.