Vendosni fjalën kyçe....

Trump reagon për situatën në Venezuelë: T’i jepet fund dhunës të Maduros


Presidenti amerikan, Donald Trump, bëri thirrje sot që t’i jepet fund represionit brutal në Venezuelë ku presidenti Nicolas Maduro i ka bërë thirrje ushtrisë që të luftojë puçistët një ditë pas manifestimeve të reja kundër atij.

“Represioni brutal kundër popullit venezuelas duhet të përfundojë, duhet të përfundojë menjëherë”, theksoi Trump që nga Shtëpia e Bardhë.

“Njerëzit kanë uri. Ata nuk kanë ushqime, ata nuk kanë ujë në atë që ishte një prej vendeve më të pasur në botë”, vazhdoi presidenti amerikan.

SHBA-ja, që e njeh opozitarin Juan Guaido si president të përkohshëm, ka aplikuar sanksione ekonomike për të detyruar Nicolas Maduro të dorëhiqet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *