Vendosni fjalën kyçe....

Vodhën një motor skafi, arrestohen tre të rinj nga Lushnja


Tre të rinj janë arrestuar në Sarandë, pas akuzave se kanë vjedhur një motor skafi. Të arrestuarit janë: E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnjë.

 Sipas policisë, tre të rinjve nga Lushnja iu gjet në mjetin e tyre tip “Benz” një motor skafi, që dyshohet se e kishin vjedhur në një banesë në Ksamil.

“Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona për vjedhje në bashkëpunim.

Shërbimet e Policisë Sarandë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E.G., 31 vjeç, L.Xh., 24 vjeç dhe F.H., 30 vjeç, me banim në Lushnje.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në fshatin Xarrë të Konispolit duke udhëtuar me një automjet tip “Benz” brenda të cilit u gjet një motorr skafi, ku pas hetimeve të kryera rezultoi se ishte vjedhur në banesën e shtetasit I.D, në Ksamil.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.“, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *