Vendosni fjalën kyçe....

Xavi “var këpucët në gozhdë”, karriera mbresëlënëse e legjendës katalanase


Ish-lojtari legjendar i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Xavi Hernandez, vendos të varë këpucët në gozhdë. Spanjolli e ka dhënë njoftimin për mediat nga Katari, lu luan për ekipin vendas të Al Sadd.

“Ky është sezoni im i fundit si futbollist. Por do e vijoj karrierën si trajner.” – ka thënë ish-mesfushori i Barcelonës.

Xavi ka fituar 8 tituj kampionë me Barcelonën dhe një më Al Sadd. Ka fituar 3 Kupa Mbreti dhe një kupë në Katar.

Ka në raftin e tij gjithashtu 6 superkupa Spanje, 4 Liga Kampionësh, 2 Superkupa Uefa dhe 2 Botërorë klubesh.

Ndërsa kulmi i karrierës së tij është shpallja kampion bote me Spanjën në vitin 2010 si dhe 2 herë kampion Europe me Spanjën në vitet 2008, 2012.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *