Vendosni fjalën kyçe....

Diplomati amerikan në Kosovë, kundër emërimit të Selimi si ambasador në Shqipëri


Ambasadori amerikan e quan diskurajues hedhjen poshtë të aktakuzës për hedhjen e gazit lotsjellës para dy vjetëve në Kuvend, nga opozita e atëhershme e përbërë nga Vetëvendosja, AAK e Nisma, shkruan Gazeta Express.

“Dekurajuese të shohësh që një akuzë dyvjeçare për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend është hedhur poshtë nga prokurorët, pavarësisht pranimit të fajësisë dhe dëshmive të gatshme. Praktikat e gjykimit të drejtë nga prokurorët kërkojnë profesionalizëm dhe përgatitje”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ai tutje ka pyetur se cili është mesazhi që e jep Kosova, nëse emëron ambasador një të dënuar për krime lufte. Diplomati amerikan aludon për emërimin e Sylejman Selimit ambasador të Kosovës në Shqipëri.  

“Cfarë mesazhi dërgon Kosova në botë kur propozon një të dënuar për krime lufte si Ambasador? A tregon kjo respektim të respektimit të ligjit ? Ne kundështojmë fuqishëm një vendim të tillë. Presim e shohim”, ka shkruar ambasadori.

Ndërkaq, Kosnettin e ka gëzuar vetëm ngritja në detyrë e dy grave oficere në Policinë e Kosovës si kolonele.

“Me gradimin e fundit të dy oficereve në si kolonele – Policia e Kosovës dyfishon numrin e grave në nivel të lartë. Përgëzime për oficerët dhe udhëheqjen e Policisë së Kosovës për vazhdimin e ngritjes së rolit të grave në institucionet kosovare. Kosova ka sukses kur gratë udhëheqin”, ka shkruar diplomati amerikan në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *