Vendosni fjalën kyçe....

“Dorëhiqu, nuk të duam më” – May përballet me incidentin e pakëndshëm pas humbjes në zgjedhjet lokale (Video)


Kryeministrja britanike, Theresa May, është përballur me një situatë aspak të këndshme teksa po fliste para anëarëve të partisë konservatore, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale.

May u përball me një mbështetës të inatosur, i cili iu drejtua kryeministres duke u thënë që të dorëhiqej, pasi askush nuk e donte më.

Ndërsa ajo filloi të fliste në konferencën e partisë në Uells, u ndërpre nga një person i identifikuar si 71-vjeçari Stuart Davis, ish-këshilltar i Partisë Konservatore, i cili bërtiti: “Pse nuk jepni dorëheqjen, ne nuk ju duam. “

Incidenti ndodhi në një moment të vështirë për kryeministren duke qenë se mbrëmjen e kaluar, konservatorët humbën më shumë se 30 këshlltarë dhe mbi 800 vende në zgjedhjet lokale të Mbretërisë së Bashkuar.

Më pas ai u nxorr jashtë sallës së mbledhjeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *