Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se vrau shqiptarin, rusi pret damarët në burgun e Trikallas


Një i burgosur rus, ka tentuar t’i japë fund jetës në qelinë e tij në burgun e Trikallas. Mediat greke shkruajnë se rusi, tentoi të priste venat e tij të duarve me një copë qelqi pak para mesnate. Fatmirësisht, ai është konstatuar në kohë dhe është transferuar mesnatën e së enjtes, në masa të rrepta sigurie me urgjencë në Spitalin e Ndihmës së parë në Trikalla.

I burgosuri dyshohet se ka vrarë një punonjës shqiptar të mërkurën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *