Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Skënder Hoxhën, i cili akuzohet për vrasjen e gruas së tij.Para trupës gjykuese, Hoxha ka pranuar krimin dhe ka thënë se është penduar. Ai tha se e ka vrarë gruan Antoneta, pasi dyshonte se ajo e tradhëtonte.
“Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte”, këto kanë qenë fjalët e Skënder Hoxhës.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 prill, në Valagat, një fshat malor në Memaliaj. 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten Antoneta me levë. Në orët e para të mëngjesit, burri ka njoftuar kryeplakun e fshatit ku i ka treguar se kishte vrarë gruan. Hodo Hoxha tregoi se viktimën e kishte gjetur me plagë të mëdha në kokë, dhe të mbuluar nga gjaku.