Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe pak kohë do jem e trashë”, Fifi merr vendimin të dobësohet


Gjithmonë thoshte se nuk e ka problem faktin që është e shëndoshë, por Fifi ka vendosur të dobësohet dhe madje po konsultohet edhe me një mjeke.

“Unë do jem edhe për pak kohë e ‘trashë’,më ka në dorë doktoreshë Lida”,-tha Fifi në një postim në “Instagram”.

Fifi është një prej këngëtareve shqiptare e cila njihet për spontanitetin, gjallërinë e saj, si dhe për pasionin e saj për ushqimin. Fifi është kritikuar shpesh herë për pamjen e saj të jashtme, duke u konsideruar si e shëndoshë në rrjetet sociale. Por ajo gjithmonë ka thënë se ndihet mirë me veten.

Madje gjatë një interviste në “Why Not” vitin e shkuar, ka thënë se nuk do të kishte shëndetin që ka, po të ishte e dobët. Këtë deklaratë e bëri, kur Roza e pyeti nëse ndonjë mashkull i ka kërguar dobësohet.

 “Më kanë thënë, jo një plot, pafund. Imagjino të dobësohet gjithë kjo femër. Nuk mundem të të çoj në krah. Nëse dobësohem, nuk bëj dot ashtu siç dua unë. Por kohët e fundit kamë bërë një dietë sepse më ka dalë një problem në boshtin kurrizor, gjë që i kam humbur 7 kg. E dua veten siç jam, nuk kam pasur kompleks se jam e trashë. Unë mendoj se po të isha e dobët do të kisha tjetër sukses që nuk ka lidhje me Fifin”, -ka treguar këngëtarja në emisionin “Why not”.

Por Fifi duket se ka vendosur seriozisht të dobësohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *